Kumanova bashkon “armiqtë” shqiptarë, Ahmeti e Thaçi

Dy liderët shqiptarë në Maqedoni, kreu i BDI-së Ali Ahmeti dhe ai PDSH-së Menduh Thaçi nuk kanë pritur një të “tretë” për t’i ulur bashkë në një tryezë.

Duket se ngjarjet në Kumanovë e kanë bërë të natyrshëm bashkimin e tyre.

Pas takimit që zhvilluan sot në Presidencë me kryeministrin Gruevski dhe kreun e opozitës Zaev, dy përfaqësuesit e politikës shqiptare në Maqedoni kanë pirë një kafe bashkë në një nga lokalet aty pranë.

Gjatë pushimit të shkurtër, ata u panë të diskutonin si dy miq të vjetër edhe pse kanë shkëmbyer akuza të forta ndaj njeri-tjetrit sidomos kohët e fundit.

Thaçi dhe Ahmeti, qëndruan bashkë edhe gjatë çastit kur hynë brenda godinës ku u mbajt takimi.

Por shqiptarët në Maqedoni dhe më gjerë janë të zhgënjyer me rolin e tyre para dhe pas ngjarjeve në Kumanovë. 

SHKARKO APP