Kumanova digjet, Ahmet dhe Thaçi “krihen” / VIDEO

 

E ndërkohë që nuk i vizituan qytetarëve e Kumanovës në terren dhe as ndërhynë për një armëpushim të mundshëm, Ali Ahmeti i BDI dhe Menduh Thaçi i PDSH janë parë ditën e sotme duke pirë kafe në ambientet e lokalit të parlamentit të Maqedonisë.

Pak metra larg tyre kanë qenë edhe kryeministri Nikol Gruevski me kundërshtarin e tij të LSDM, Zoran Zaev.

Nuk dihet tema e bisedimeve mes dy çifteve të kundërshtarëve, por mediat maqedonase thonë se bëhet fjalë për firmosjen e një deklarate të përbashkët mes të katërt partive kryesore të Maqedonisë, me qëllim shmangien e protestave popullore apo rasteve të tjera të dhunës.

JAVAnews.al sjell mëposhtë videot e takimeve të sotme:

SHKARKO APP