Kume: Dekriminalizimi nuk mund të përfshijë personat “non-grata” pa vendim gjyqësor

Ish-kreu i KQZ-së, Kristaq Kume thotë se çështja e dekriminalizimit ka disa penalitete ose persona që kanë specifika të ndryshme në raport me jetën e tyre të të kahershme dhe përjashtohen nga mundësia që të jenë përfaqësues politik të zgjedhur.

I pyetur nëse e prek rastin Berisha ky amendament i përfshirjes së personave non grata në ligjin e dekriminalizimit, Kume u përgjigj:

“Nëse futet, patjetër që e prek sepse do të jetë në ushtrim të një mandati i cili kundërshtohet nga një ligj. Problemi për mua nuk duhet trajtuar duke iu referuar rastit por duket sikur po bëhet për persona. Publiku është i bombarduar me informacion.”

SHKARKO APP