Kume për ndryshimet në Kodin Zgjedhor: Nëse do kishim Kushtetuesen, nuk do të ishim në këtë pikë! S’do prisnim as Venecian

I ftuar në studion e Ora News, Eksperti për Çështjet Zgjedhore, Kristaq Kume, foli rreth rrëzimit të dekretit të presidentit Meta nga parlamenti ditën e sotme. Në dekret, kreu i shtetit, për shkak të përplasjeve me kryeministrin Rama për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, kërkonte opinionin e Komisionit të Venecias. Ndërkohë që na ndajnë vetëm pak muaj nga zgjedhjet e 25 prillit, kjo ishte një strategji e mirë për mazhorancën, që ta përdorte në favor të saj, duke u justifikuar se Kodi do të miratohet me ndryshimet e bëra, pa pritur asnjë opinion, për shkak të kohës së limituar. Për ekspertin Kume, këto ndryshime do të bëheshin, por për të ajo që çoi situatën deri në këtë pikë, është mungesa e Gjykatës Kushtetuese.

Kume: Dekreti i Presidentit u rrëzua. Kodi Zgjedhor osë ndryshimet e bëra, kanë marrë fuqi, botohen në Fletoren Zyrtare dhe si të tilla pastaj fillojnë dhe zbatohen, në radhë të parë nga KQZ dhe të gjitha institucionet e veta që ligji zgjedhor i përfshin në proces. Ndërsa pjesa tjetër nuk është tamam kështu. Nuk është se u bë papritur, në kuptimin pa pasur interes për opinionet, jo rekomandimet, sapo e dëgjuam liderin e mazhorancës, tha janë të mirëpritura.

Natyrisht ne nuk kemi më kohë për 25 prillin që ato t’i trajtojmë dhe t’i pasqyrojmë të tilla, nëse kërkohet nga këto opinione që të bëhen këto ndryshime. Mandej këto do t’i shërbejnë, nëse do të kërkohen ndryshime, për zgjedhjet e ardhshme, nëse nuk bëhen më ndryshime.  Nevoja e rekomandimeve apo e ndërhyrjeve të të huajve, në rast mosdakordësimi të palëve është i lidhur me faktin se ne nuk kemi një Gjykatë Kushtetuese funksionale.

Ky është një institucion shumë i rëndësishëm, i cili si i tillë vihet në dispozicion atëherë kur dy palë nuk janë dakord për një çështje të caktuar. Dhe në këtë rast palët do të ishin opozita jashtëparlamentare dhe mazhoranca aktuale. Secila ka mendimet e saja. Pra ka vende për t’u drejtuar dhe për të gjetur pastaj atë se duhej të veprohej, tek Gjykata Kushtetuese.

Ne nuk e kemi funksionale si Gjykatë, por siç është deklaruar edhe më përpara. Adresimet tek Komisioni i Venecias,  mund të duken të shpeshta, por  është fare normale përballë anormalitetit që ne kemi në qeverisjen tonë.

SHKARKO APP