Kume përgenjështron Ramën: Ndryshimet kushtetuese i zhbëjnë koalicionet
Heqja e termit “koalicion” nga Kushtetuta, sipas ekspertit për çështjet zgjedhore Kristaq Kume, përkundër sa thotë kryeministri, i ndalon partitë të garojnë të bashkuara. Sipas tij, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të refuzonte partitë politike ti regjistronte si koalcion për sa kohë në Kushtetutë dhe kod nuk do ishte një parashikim i tillë. Lista e hapur mbingarkon procesin e administrimit, thotë Kume, por kjo nuk zgjidhet nga koalicionet.
“Do ti bëjmë koalicinet si në Gjermani dhe si në çdo vend të Europës. Koalicionet janë program dhe listë e përbashkët” deklaroi kryeministri Rama në Kuvend seancën e të enjtes.
Por për ekspertin e zgjedhjeve, Kristaq Kume, ndryshimet kushtetuese të paraqitura nga opozita parlamentare dhe të mbështetura nga PD, janë heqje e kolicioneve.
Ai thotë se me ato parashikime kushtetuese, KQZ do të refuzonte të regjistronte partitë politike në koalicione.
Kume: Sipas draftit do të lejohet nesër që të paraqesin lista kandidatësh vetëm partitë politike ose qytetarët, që do të thotë bashkime të partive politike nuk do të kenë mundësi që të paraqesin lista të tilla. Edhe nëqoftëse do të kemi bashkim partish të cilat do të duan të garojnë sëbashku të gjitha për ta bërë të mundur këtë gjë duhet të garojnë vetëm me një listë të përbashkët dhe sëbashku të regjistrohen si një parti politike në gjykatë sepse në të kundërtën nuk mund të realizohet regjistrimi i listës së tyre ose si subjekte zgjedhore në KQZ përsa kohë Kushtetuta thotë parti politike dhe qytetarë.
Hapja e listave me heqjen e kolicioneve nuk janë të lidhura me njëra-tjerën, thotë Kume.
Sipas tij, lista e hapur e mbingarkon procesin e administrimit të votës dhe këtë sipas tij nuk e zgjidh heqja e kolicioneve siç pretendon Kryeministri.
Kume: 10 parti të cilat donin që të garonin përmes koalicioneve si një koalicion secila me listë më vete. 30 kandidatë në një listë shumëzuar për 10, 300 kandidatë në koalicion. Nuk lejohen të garojnë në koalicion por si ndalon do të garojnë secili më vete, a do të kenë prapë 300? Po, prapë 300 do të kemi.
Por eksperti Kume kritikon edhe formulën për listat e hapura.
Sipas tij mënyra si është shkruar në draft, vetëm votim me listë të hapur nuk mund të jetë.
Kume: Kjo vetëm hapje liste nuk mund të jetë sepse në garë do të mbeten dhe deputetë do të jenë një pjesë e konsiderueshme e kreut të listave dhe shumë pak do të jenë në ulëset e Kuvendit të Shqipërisë kandidatë të cilët do të marrin vota preferenciale nga zgjedhësit.