Kundër shkarkimit, Alimadhi thirrje kolegëve të opozitës: Mos u përdorni. PS vijon të tregojë egërsinë e saj

Tjetër votë kundër shkarkimit të Presidentit Ilir Meta, është edhe ajo e deputetit Adriatik Alimadhi, i cili u bëri thirrje kolegëve të tij opozitarë që mos të përdoren. Ai tha se PS-ja vazhdon ende sot që të tregojë egërsinë e saj, të veprojë me të njëjtën mënyrë sjellje për të demaskuar dhe futur në urrejtje shqiptarët.

”Politika 30-vjeçare i ka kushtuar shumë Shqipërisë dhe shqiptarëve. Kjo parti e madhe, PS, sot vazhdon të tregojë egërsinë e saj, të veprojë me të njëjtën mënyrë sjellje për të demaskuar dhe futur në urrejtje shqiptarët. Nuk flitet këtu për presidentin Ilir Meta.

Shqipërisë i vjen diçka shumë e rëndë në këto momente. Komisioni nuk është në përputhje me ligjin. Ju kam thënë disa herë, në Kushtetutë e keni të qartë; Presidenti mund të shkarkohet për shkelje të rënda. Kush nga ju përcakton këtë shkelje të rëndë?! Mos u përdorni politikisht. E kam më shumë me ju kolegët e opozitës. Keni marrë ndonjë fjalim nga dikush për të na thënë se kush është Ilir Meta. Shqipëria me këtë të dy do merret? S’duhet të bëhemi pjesë e përdorimit politik që të fusim Shqipërinë në rrugë pa krye.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më kanë etiketuar se jam skrapali dhe se mbroj Ilir Metën, por të keni parasysh një gjë; parimet e nacionalizmit shqiptar askush si di. E kam për nder të ruaj familjen time. Por e kam për nder të ruaj vlerat e Shqipërisë dhe shqiptarëve. Ndaj votoj kundër raportit por dhe kundër shkarkimit të presidentit të Republikës”,-tha ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?