Kundër vendimit të Rithemelimit, Mediu pjesë e Komisionit të PS-së: Opozita duhet jetë aktive për dezinformimin

Kreu i PR-së, Fatmir Mediu dhe deputetja Mesila Doda do të jenë pjesë e Komisionit të Posaçëm të ngritur në Kuvendin e Shqipërisë kundër Dezinformimit, edhe pse Rithemelimi nuk është pjesë e këtij komisioni.

Lidhur me vendimin për të mos ndjekur linjën e opozitës që ka bojkotuar deri më tani votimin dhe marrjen pjesë në Komisionin e PS-së, Fatmir Mediu ka sqaruar se opozita duhet të jetë aktive në këtë çështje që është me mjaft interes, duke parë dhe kontekstin gjeopolitik ku ndodhet rajoni.

“E kam parë si një çështje interesi, sidomos në kuadër të zhvillimeve në rajon. Shqipëria, por edhe vende të tjera, janë nën sulme hibride të Kinës, Iranit, Rusisë. Kjo çështje s’duhet të jetë domain vetëm i ekzekutivit, por edhe i parlamentit”, tha Mediu. Komisioni në fjalë do të drejtohet nga deputeti socialist Erion Braçe.

SHKARKO APP