Kundëradmirali Gerveni: Do të ribëja marrëveshjen e 2009-s për detin me Greqinë

Kundëradmirali Kristaq Gerveni i ftuar dje në “360 Gradë” në Ora News, i cili ka qenë hartues i marrëveshjes së vitit 2009 me Greqinë, thotë se do të bënte sërish të njëjtën marrëveshje, të bazuar mbi parimin e baraslargësisë.

Gerveni: Dua të sqaron që baza ligjore që është përdorur në marrëveshjen e 2009-s është konventa e detit dhe ka parimet e saj kryesore. Janë dy parimet bazë, ai i baraslargësisë dhe i barazisë. Parimi i baraslargësisë është përdorur më shumë se barazia. Më vjen keq që në atë vendim është përdorur metoda më e keqe, kur në praktikën e vendeve të tjera është ky parim që është përdorur.

Parimi i barazisë ka mbetur në teori. Nëse një vend ka trafik detare se sa një vend tjetër, atij vendi i lind e drejta për të kërkuar hapësirë. Me kushtet që jemi ne ishte i pamundur zbatimi i këtij parimi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me argumentet e Gjykatës Kushtetuese, e kam të vështirë të besoj kur thonë se ka ekzistuar kufiri detar. Në komisionin që ka qenë i ngritur dhe në përcaktimin e kufirit tokësor në Protokollin e Firences për kufirin detar ka vetëm dy reshta e gjysmë.
Në qoftë se do të ulesha përsëri do të zbatoja saktësisht atë që kemi zbatuar me baraslargësi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?