Kundërshtare në Fier ka Ballukun për zgjedhjet, Bardhi: Jam me syze dhe pa muskuj, por kemi strategji

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi i cili është drejtues politik i kësaj partie në Fier ku aty PS-ja ka Belinda Ballukun, tha se do të jetë përballë kujdo që do të tentojë të prekë apo cënojë qoftë edhe një votë të çdokujt. ”Vërtet jam një djalë me syze, pa muskuj, kam përballë një personazh si Belinda Balluku, por kjo nuk më step dhe nuk do më ndalë që të mbroj votën e çdo qytetari”. Bardhi tha se opozita ka strategjinë e saj për të garantuar procesin. ”Në kushtet ku sot është Shqipëria, ndaj ne po kërkojmë një qeveri teknike. Duhet të bëjmë çdo përpjekje për ta arritur”.

SHKARKO APP