Kundërshtohet kalimi i Vetting-ut për kryeprokurorin e Kavajës

Kalimi i procesit të Vetting-ut nga kryeprokurori i Kavajës, Artan Madani, është kundërshtuar nga Komisioneri Publik. Ky organ ka dorëzuar ankim në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit për vendimin e dhënë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Pasi ka shqyrtuar vendimin e KPK-së, si dhe mori në konsideratë rekomandimin e paraqitur nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit për të paraqitur ankim, Komisioneri Publik ka vlerësuar se, bazuar në provat dhe faktet, Artan Madani, nuk plotëson kushtet për konfirmimin në detyrë. Tashmë i takon KPA-së të marrë vendimin përfundimtar për prokurorin e Kavajës.

SHKARKO APP