Kundërshtoi “arrestin me burg”, Apeli cakton datën e ankimimit të Alizotit
Gjykata e Apelit të Tiranës ka caktuar sot datën e shqyrtimit të ankimimit të Fredi Alizotit, i cili kundërshton masën ‘arrest me burg’ që kërkoi prokuroria.
Kjo e fundit e akuzon Alizotin se ka bërë ‘kallëzim të rremë’ për çështjen ‘Babalja’, bashkë me dëshmitarin Alfred Veliu. Mësohet se më datë 24 tetor do të shqyrtohet edhe kërkesa e Alizotit.
Alizoti dyshohet të jetë aktori që imitoi zërin e Agron Xhafajt në audiopërgjimin e ‘Babales’. Ndërkohë të enjten e kaluar gjatë dëshmisë së tij ai dha detaje edhe për videon e dytë të përgjuar, të publikuar nga deputeti i PD-së Ervin Salianji. Alizoti tha se atë video e ka realizuar pas datës 1 qershor, pra pas datës kur është marrë në pyetje nga Krimet e Rënda.
KOHA JONË SONDAZH

