”Kundërshtoi ndërrimin e emrit nga PPSH në PS”. E vërteta sipas Luljeta Bozos

Sapo kryetari i PS-së, Edi Rama bëri publik lajmin se Luljeta Bozo do ishte e para në listën e Tiranës si kandidate për deputete e kësj partie, në rrjetet sociale dhe në meda dolën jo pak lajme lidhur me të kaluarën e saj. Një prej tyre ishte se Bozo nuk kishte pranur që PPSh të ndërënte emrin në Parti Socialiste në qershor të vitit 1991.

Bozo e ftuar në emisionin “Dekalog” të gazetarit Roland Qafoku në RTSH 24, e mohoi si lajm. ”Unë nuk kam facebook dhe instagram dhe nuk i kam lexuar këto lajme. Por më kanë thënë që është shkruar kështu. Deklaroj se unë nuk kam qenë fare në mbledhjen që bëhet fjalë as në kongres dhe si e tillë nuk mund të jepja as mendim. Ky lajm nuk është fare i vërtetë”, tha Bozo.

Ajo sqaroi për gazetarin Qafoku se e vërteta është se ka qenë anëtare e PPSH që nga viti 1972 deri në vitin 1991 por me shuarjen e aktivitetit të PPSh nuk është bërë më pjesë e asnjë partie dhe as e PS-së. Pyetjes së gazetarit nëse e kishte dorëzuar teserën e PPSH-së, Bozo tha se e ka në shtëpi. ”Nuk kisha çfarë t’i dorëzoja. PPSH u shua dhe bashkë me të u shua edhe tesera ime”.

Nga ana tjetër, e pyet nëse do pranonte të njëjtën ftesë nëse atë do t’ia kishte bërë kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha. ”Basha nuk më ftoi”,-tha ajo.

SHKARKO APP