Kundërshtojnë projektin e rrugës Thumanë – Kashar, banorët e Bërxullës ngrihen sërish në protestë

Banorët e Bërxullës kanë dalë sërish në protestë për të kundërshtuar projektin e rrugës Thumanë – Kashar. Ditën e sotme banorët e kanë zhvendosur protestën e tyre para Hipotekës.

Njerëzi ata janë shprehur kundër qëndrimit të institucioneve, ndërsa kërkojnë verifikim të titujve të tyre të pronësisë.

Prej disa kohësh titujt e pronësisë tona qëndrojnë në sirtarë dhe nuk na i japin. Më vjen një përgjigje dhe ku thuhet; se ju nuk mund ta merrni pronësinë, pasi shtëpia nuk ka çati. I bëj thirrje drejtorit të ri të Hipotekës, dhe zonjës Dallëndyshe që të vihen në lëvizje. Që të zhvillohet rruga pa na dhënë neve titujt e certifikatës së pronësisë, s’do bëhet. Ne rrugën nuk do e lëmë të zhvillohet, sikur të na zhdukin të gjithëve. Po na soset durimi. Mirë që nuk kanë marrë asnjë masë për të nisur dëmshpërblimet e banesave, dhe të akomodoheshin diku, por s’kemi as titujt e pronësisë. Për ne ka kosto të madhe, është dhe dëm ekonomik. Po t’i punojmë tokat, nesër do vijnë ta na i prishin. Se dimë se ku do të përfundojmë nesër. Afati ynë është deri të martën”, tha një prej banorëve para mediave.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?