Kundërshtojnë projektin e rrugës Thumanë-Kashar, banorët e Bërxullës sërish në protestë

Banorët e Bërxullës të cilët kundërshtojnë projektin e rrugës Thumanë-Kashar kanë dalë sërish ditën e sotme në protestë.

Ata thonë se kanë vendosur që sot të mos bllokojnë rrugën e Rinasit për shkak të kërkesës së policisë e cila ka deklaruar se ditën e sotme ka delegacione që duhet të mbërrijnë në Tiranë.

OST i thotë unë nuk i lëviz shtyllat, ju duhet të lëvizni gjurmën e rrugës. Ne këtë protestë e kemi spostuar për një arsye duke gjetur mirëkuptimin me policinë e shtetit. Nuk kemi dalë të bllokojmë rrugën për këtë arsye sepse në Tiranë ka delegacione.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ky është mirëkuptimi i fundit që i japim policisë së shtetit. Nuk do ta kenë më mirëkuptimin tonë për sa kohë nuk na mirëkupton shteti. Ne si banorë po zbatojmë vetëm ligjin dhe po kërkojmë vetëm të drejtat tona. Ata heshtin dhe vetëm heshtin, Kjo është për të na sosur ne durimin që të kalojmë në akte ekstreme.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pastaj do kalojë edhe durimi jonë sepse njerëzit janë në siklet dhe në hall sepse nuk dinë ku do akomodohen nesër kur të prishet banesa, Nuk na jepet asnjë informacion ku ndërtohen banesa. Nuk na jepet informacion se ku do ndërtohen rrugët dytësore, Nuk po kërkojmë asgjë. Janë 183 ditë protestë dhe ne nuk marrim asnjë përgjigje për kërkesat tona.

Zgjedhja jonë është për zgjidhjen e halleve të komunitetit tonë jo të na përfaqësojë politika. Ajo i shfrytëzon për interesat e vet personale. Nuk kemi nevojë për famë. Ne jemi hallexhinj. Edhe kur kanë shkuar nëpër protesta, ato janë shuar. Protesta jonë ka 7 muaj sepse është protestë që bëhet me njerëz që vërtetë kanë hall. Nuk është asnjë që ka ardhur dje dhe gjeti një terren dhe e pushtoi. Nuk ka pasur asnjë reagim nga institucionet e shtetit. Unë i jam drejtuar me kërkesa përditë”, deklaroi njëri nga protestuesit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?