Kupa e Botës 2022: Cilat yje do të këndojnë në ceremoninë e hapjes?
Nga DW-
Kupa e Botës 2022: Cilat yje do të këndojnë në ceremoninë e hapjes?
Nuk dihet ende se kush do të këndojë në ceremoninë e hapjes së Botërorit, i cili hapet këtë të diele. Është konfirmuar vetëm paraqitja e Jung Kook, anëtar i grupit K-pop BTS.
Grupi postoi në Twitter se ata ishin “krenarë” të shpallnin performancën e Jung Kook në ceremoninë e hapjes. Postimi mori si lavdërime ashtu edhe kritika nga fansat.
Fakti që Shakira, e cila së bashku me Freshly Ground siguroi këngën dhe kështu kolonën zanore të Kupës së Botës 2010, do të jetë gjithashtu në bord këtë vit nuk është konfirmuar ende zyrtarisht. Gjithsesi, vështirë të besohet se ajo do të arrijë këtë vjeshtë një sukses të ngjashëm si hiti i vitit 2010. Siç njoftoi Federata Ndërkombëtare e Futbullit (FIFA) “Waka Waka (It’s time for Africa)” ishte kënga më e mirë e Kupës së Botës të të gjitha kohërave.
Sipas thashethemeve që qarkullojnë në internet në Doha mund të shfaqet, Robbie Williams, i cili pavarësisht nga kritikat, hapi me katër këngë Kupën e fundit të Botës në Rusi. Agjencia Gjermane e Shtypit, dpa, citon Williams të ketë thënë se ai ndohsta dot ë shkojë të shikojë Kupën e Botës. Ai e bëri të qartë se nuk kishte ndër mend ta bojkonte kampionatin e sivjetshëm.: “Kupa e Botës është Kupa e Botës. Nëse doni të fajësoni dikë për atë që ndodh në Kupën e Botës, ajo është FIFA. Por unë dua të shikoj futboll. As nuk marr në mbrojtje regjimin e as vendimmarrësit. Në radhë të parë, unë jam një tifoz i madh i futbollit.”
Kolona zanore zyrtare e Kupës së Botës FIFA 2022
Këtë vit do të ketë një kolonë zanore zyrtare të përbërë nga disa këngë të artistëve të ndryshëm. Sipas mesazhit të grupit BTS në Twitter, në këtë kolonë zanore është përfshirë edhe një këngë nga Jung Kook. Edhe “Tokoh Taka”, nga reeprja e njohur Nicki Minaj, kantautori kolumbian Maluma dhe artistja libaneze Myriam Fares, janë pjesë e këtij albumi.
Kënga e parë zyrtare që u përzgjodh raundin përfundimtar në Doha për të qenë pjesë e kolonës zanore, ishte “Hayya Hayya (Better Together)” nga Trinidad Cardona, Davido dhe Aisha. Aisha është një këngëtare e njohur në Katar, e cila performoi një herë në Selinë e Kombeve të Bashkuara në vitin 2019. Sipas informacioneve në uebsajtin e FIFA-s, kënga është “një pjesë e rëndësishme e strategjisë së FIFA-s të shpallur në vitin 2021”, me të cilën shoqata botërore e futbollit dëshiron të lidhë tifozët e futbollit me muzikën në mbarë botën/DW/