Kuqezinjtë në Euro 2024, Sali Berisha: Urime liderit të tyre, Sylvinho është arkitekt i kësaj arritje historike
Ish-kryeministri Sali Berisha ka uruar kombëtaren kuqezi që shkruajnë për herë të dytë historinë.
Ish-kryeministri thotë se kuqezinjtë pas fitoreve të tyre të mrekullueshme shkojnë me dinjitet, krenarë, të sigurt për suksese të reja në Gjermani. Po ashtu një urim special e ka edhe për tranjerin Sylvinho, të cilin e cilëson si arkitekt të kësaj arritje.
”Për së dyti kuqezinjtë bëjnë historinë! Lojë e bukur, barazim me Moldavinë. Kuqezinjtë pas fitoreve të tyre të mrekullueshme shkojnë me dinjitet, krenarë, të sigurt për suksese të reja në Gjermani. Urimet më të përzemërta të gjithë ekipit, yjeve të tij, kapitentit, liderit të tyre Sylvinho, arkitekt i kësaj arritje historike. Urime”,-shkruan Berisha.