Kur bashkohen oligarkët e Jugut, Greqia dhe idiotët e Tiranës!

Ajo që po ndodh në Zvërnec është një aleancë e nëndhenshme mes disa oligarkëve që kanë prona në Jug, Greqisë fqinje dhe ca aventurierëve “mjedisorë” nga Tirana.

Por që përfituan të kalonin një pjesë të publikut në anën e tyre falë reagimit kafshëror të firmës private që ruante zonën që do të investohet si dhe paaftësisë se policisë vendore të Vlorës.

Skena e tërheqjes zvarrë të protestuesit me origjinë “helene”, ishte makabre dhe zgjoi gjithë koalicionin e heshtur që zinte prej muajsh nga disa biznesmenë që kanë resorte e hotele luksoze në zonën e Jugut, poshtë Vlorës. Ata ishin shprehur se ndërtimi nga Jared Kushner dhe Ivanka Trump në ishullin e Sazanit dhe sidomos te zona e Zvernecit, do t’i falimentonte ose më së paku do t’iu ulte fitimet kolosale që marrin sot nga shitja apo shërbimi, sidomos gjatë sezonit të verës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë Greqia ishte shqetësuar qëkur doli Kushner-Trump në një projekt afro 4 miliardë euro, pasi Korfuzi do të dilte jashtë loje prej investimit të jashtëzakonshëm e brilant nga vajza e presidentit Trump dhe dhëndrri i tij.

Swiss Digital Mobile Reklama

Athina zyrtare mezi priste një shkëndijë, që t’i vinte flakën projektit më të madh në krejt Mesdheun, projekt që linte pas Greqinë, Kroacinë dhe Turqinë.

Këtë mundësi e projektuan oligarkët dhe Greqia, me anë të “mjedisorëve” shqiptarë dhe realisht e kapën si shkak për ta ndezur publikun. Ishte tërheqja shtazarake e protestuesit, si dhe telat me gjemba që kishte vendosur kompania rojtore e zonës që është në fazë leje zhvillimore por që akoma nuk ka marrë lejë ndërtimi nga qeveria shqiptare.

Pra janë bashkuar këto tre palë të interesuar, secila për hesapin e vet, por që e përbashkëta mbetet se nuk duan Kushner dhe Trump që të investojnë në Sazan e Zvernec.

Ndërkohë, nëse ndodh që projekti tërhiqet nga “turmat” që po aktivizojnë në rrjetet sociale, atëhere do jetë një dëm i madh për imazhin, ekonominë e vendit tonë.

SPAK njofton se ka nisur hetimet dhe mirë bën, por nëse hap edhe hetimet se kush palë janë të interesuara të dëmtojnë Shqipërinë në këtë rast dhe sa lekë janë paguar nën dorë për ta larguar të bijën e Trump dhe Jared Kushner, do t’i bënte një shërbim Shqipërisë.

Nëse shikon më kujdes, kreu demokrat Berisha, nuk ka dalë kundër projektit dhe as pro përbashkimit të tre palëve që po inskenojnë protestat kundër Zvernecit, sepse ai e di mirë se është familja Trump.

Berisha ka informacione, se oligarkët e Jugut po shkelin “dërrasën” që do iu bjerë kokës!/SP/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se Shqipëria pranohet në BE deri në vitin 2030?