“Kur bëhemi bashkë, shkatërrojmë botën”! Maturantët e Fierit në protestë, mesazh Shahinit: Do bojkotojmë provimet

Vijon edhe ditën e sotme protesta e maturantëve, të cilët kërkojnë rivlerësim të provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, me argumentin se pyetjet kanë qenë shumë të vështira dhe të pakuptimta. Sot, në protestë janë ngritur edhe maturantët e Fierit, të cilët pasi kanë marshuar në qytetin, janë mbledhur përpara Drejtorisë Arsimore.

Të pyetur nga gazetari i “BalkanWeb” dhe “News24”, Ervis Kuçi, maturantët kanë kërkuar të plotësohen kërkesat e tyre afatshkurtra, pasi në të kundërt do të bojkotojnë provimet e radhës të Maturës Shtetërore.

“Të vlerësohet nota mesatare e notës së Gjuhë Letërsisë në shkollë dhe 40% e provimit. Nëse nuk plotësohen kërkesat tona të qarta dhe afatshkurtra, do të ketë bojkot të provimeve. Nëse arrijmë konsensus, do të vazhdojmë provimin”, tha një maturant.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërsa një studente i drejtoi një mesazh të prerë ministres së Arsimit, Besa Shahini, duke i thënë se “Është e pamundur të shpërbëhet gjithë ajo që kemi lexuar. Ne vërtet jemi të vegjël, por kur mblidhemi bashkë, ne shkatërrojmë botën”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?