Kur dhe perse u vesh ushtarak Sali Berisha?

 

Perse eshte veshur Sali Berisha me uniforme dhe cfare viti i takon kjo foto jo e zakonshme. Ne internet qarkullojne shume legjenda te kesaj fotoje, por e verteta eshte fare e thjeshte. Fotoja i takon vitit 1993, veres se po atij viti, kur Sali Berisha ishte zgjedhur President i Shqiperise dhe kishte bere kerkesen per anetaresimin e Shqiperise ne NATO. Ne ate kohe, ne pranine e perfaqesuesve te larte te NATO, Shqiperia kreu manovrat e para ushtarake qe nga rrezimi i komunizmit. Manovrat u kryen ne zonen e Sazanit dhe Berisha si President dhe Komandant i Pergjithshem i Forcave te Armatosura i ndoqi nga afer, i veshur me uniforme kamuflazhi. Pas tij dallohet Ministri i ri i mbrojtjes, Safet Zhulali. Shqiperia qe vendi i pare Lindor qe kerkoi anetaresim ne NATO. Qe nga kjo foto asnje President nuk duket te jete shfaqur me i veshur me uniforme fushimi.

SHKARKO APP