Kur do e rrxoni pra se iku viti? Edi Rama poston foto dhe ‘provokon’ opozitën
Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur me ironi deklaratave publike të opozitës, e cila në vazhdimësi ka përsëritur thirrjet për rrëzimin e kësaj qeverie.
Rama ka postuar në Instagram, një fotomontazh, ku pjesëtarë të opozitës, mes tyre kryetari i PD-së Lulzim Basha dha kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, ku duken se po tërheqin litarin për të rrëzuar “kryeministrin”, i cili në foto është veshur me ngjyrën e PS-së.
“Kur do e rrxoni pra se iku viti?” shkruan Rama, duke pyetur, jo vetëm opozitën, por dhe ndjekësit e tij në Instagram.
KOHA JONË SONDAZH

