Kur do të arrihet armëpushimi me Rusinë? Ambasadori ukrainas: Të dënohet regjimi i Putinit

Lufta ruse në Ukrainë ka kaluar në 1-vjetorin e saj. Ambasadori i Ukrainës në Tiranë, Volodymyr Shukrov thotë se po punohet në mënyrë aktive që të krijohen kushtet për të vendosur paqen. Dhe se armëpushimi mes Ukrainës dhe Rusisë pritet të arrihet në pranverë ose verën e këtij viti.

“Përfaqësuesit, lojtarët me ndikim ndërkombëtar që po punojnë në një mënyrë aktive në drejtim të krijimit të kushteve për të vendosur paqen, këtu kemi përmendur edhe Kinën, e cila po vazhdon të marrë një rol, por nga ana tjetër janë përpjekjet e Francës, Turqisë dhe Kombeve të Bashkuara. Unë shpresoj se të gjitha këto përpjekje do të marrin një ditë rezultatet e duhura. Nëse do të kemi parasysh ndihmën nga partnerët tanë në kohën e nevojshme, mendoj që paqja mund të gjendet në pranverë apo në verën e këtij viti”, theksoi ai për ”Euronews Albania”.

Kur u pyet në lidhje me kërcënimet bërthamore, ambasadori Volodymyr Shukrov u përgjigj: “Nëse ne po flasim për gjendjen psikologjike të lidershipit rus, çdo gjë mund të jetë e pritshme. Nëse flasim për të dhëna objektive, nuk ka arsye objektive për të përdorur armë bërthamore nga Rusia”. Në Shqipëri 443 ukrainas kanë kërkuar ndihmë që të mbrohen nga lufta. Ata kanë nisur jetën normale në disa qytete të vendit.

SHKARKO APP