Kur do të mbarojë e gjithë kjo? Rakacolli: Java tjetër e rëndësishme

Bota nuk ka përgjigje se kur do të mbarojë kjo luftë e egër me Covid-19. Në Shqipëri, zv/ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli e ftuar në programin “Kjo Javë”, në News 24 deklaroi se efikasiteti i masave të marra do të shihet në javën që vjen. ”Masat shtrënguese janë një eksperiencë e provuar, ato duken pas 2 javësh. Java që vjen do të na tregojë efikasitetin e tyre, por unë them është mënyra më e mirë për ta parandaluar virusin. Java që po lëmë pas na tregoi atë që ndodhi, pra shtim të rasteve në fillim të javës. Pra kush e mori virusin i zhvilloi shenjat dhe pasi u vendosën masat u pengua mundësia e transmetimit. Ata që e kanë marrë dhe janë brenda do kenë shenja në 14 ditët e ardhshme”. Deri më tani, në vendin tonë kanë humbur jetën 10 persona nga koronavirusi dhe 197 të tjerë janë të infektuar.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?