Kur do të përfundojnë protestat e studentëve të Mjekësisë? Veleshnja: Janë 2 zgjidhje

Studentët e mjekësisë janë në bojkto, pasi kundërshtojnë vendimin e qeverisë, sipas të cilës studentët do duhet të paguajnë tarifën prej 240 mijë lekëve në vit, ose do të detyrohen që të kryejnë tre vite punë në Shqipëri. Studenti i vitit të katërt i Mjekësisë, Zino Veleshnja, i cili thotë se zgjidhjet për situatën e krijuar janë dy.

“Zgjidhja e situatës së krijuar mund të vijë në dy drejtime. Së pari kemi zgjidhjen juridike, që ka të bëjë me një padi, të cilën ne do ta dorëzojmë në Gjykatën Kushtetuese besoj brenda pak ditëve.

Së dyti është zgjidhja politike, që në fakt do të ishte zgjidhja optimale, pasi problematika ka nisur nga politika dhe duhet të marrë zgjidhja nga ajo. Ne presim një hap pas nga ekzekutivi për të anuluar ligjin e miratuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ne kërkojmë ngritjen e një tryeze të përbashkët dhe gjetjen e zgjidhjeve që do të ishin “win-win”, pra përfituese jo vetëm për sistemin shëndetësor, por edhe jo detyruese apo shkelëse e të drejtave të njeriut”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?