Kur do të rimëkëmbet buxheti i shtetit? Zef Preçi: Problemet zgjidhen me politika efikase, jo me propagandë

Eksperti i ekonomisë, Zef Preçi tha Euronews Albania se përgjegjëse për problemet aktuale në buxhetin e shtetit është mënyra e qeverisjes, shtuar këtu edhe pasojat e tërmetit dhe dëmet që po shkakton aktualisht pandemia.

Ai iu referua situatës që po kalon ekonomia e vendit si një situatë të pritshme që kërkon politika efikase për zgjidhjen e saj dhe jo propagandë

Z. Preçi përmendi rritjen e prodhimit vendas, rritjen e eksporteve dhe komunikimin më të mirë të qeverisë me biznesin vendas si elementë që do të çonin në përmirësimin e situatës.

“Edhe paketat e ndihmës për të cilat u harxhuan jo pak lekë nga buxheti kanë shërbyer si një kompensator shoqëror dhe pak ose aspak ka ndikuar te biznesi, në një kohë që në shumicën e vendeve të botës pjesa e ndihmës ka vlejtur për të nxitur konsumin, kurse thelbësore ka qenë dhe mbetet nxitja e biznesit për të ruajtur vendet e punës dhe për të hapur të reja”, – theksoi ai.

Sa i përket rimëkëmbjes së ekonomisë, z. Preçi tha se e gjitha lidhet me sa prioritet do e ketë qeveria këtë rimëkëmbje. Në këtë pikë eksperti i ekonomisë shpreh jo fort optimist, pasi sipas tij qeveria aktualisht e ka fokusin te zgjedhjet.

Rimëkëmbja e buxhetit të shtetit? Preçi: Problemet zgjidhen me politika efikase, jo me propagandë

SHKARKO APP