Kur i kërkoi ministres Kushi të ishte pjesë e PS-së, Rama: Ishte e shokuar dhe refuzuese

Nga Elbasani, i cili është një vend që sipas Prokurorit të Përgjithshëm që kontrollohet nga bandat, kryeministri Edi Rama foli ndër të tjera edhe për ministren e Arsimit, Evis Kushi e cila është deputete e PS-së për këtë qark,

”Më kujtohet koha kur e kam takuar Evisin (Evis Kushin) dhe i kam kërkuar që të përfshihet në skuadrën tonë. Ishte e shokuar dhe refuzuese, pasi kishte të njëjtën ndjenjë mosbesimi, pasigurie që të futesh në politikë si deputete është dicka e mirë, për ty dhe familjen, komiteti. Mu desh jo pak durim për ta bindur ashtu si dhe për të tjerë që sot janë me eksperiencë në pozicione me përgjegjësi të mëdha. Jam krenar se kur kthej kokën prapa dhe bëj bilanc ka ndodhur një ndryshim i madh që për fat të keq është mohuar, refuzur të vihet në pah që të shihet nga ajo pjesë e mjedisit tonë dhe nga ajo pjesë e mënyrës tonë të të menduarit”,- tha Rama.

SHKARKO APP