”Kur PD të vijë në pushtet”, Berisha: Ndryshimin e Shqipërisë do ta fillojë me mësuesit

Sali Berisha i cili vijon të quhet kreu i PD-së, ka zhvilluar një takim me mësuesit. Në fjalën e tij, ai ka premtuar se ma ardhjen e PD-së në pushtet, ndryshimin e Shqipërisë do ta fillojë me mësuesit. Berisha ka shtuar se me PD-në në pushtet do të rritet buxheti për arsimin dhe do të dyfishohen pagat për mësuesit.

”Ne do të dyfishojmë rrogat e mësuesve, do të dyfishojmë buxhetin për arsimin. Do të bëjmë gjithçka që shkollat të marrin funksionet e tyre. Universitetet janë bërë një objektiv sulmi ndaj një njeriu që për injorancën e tij totale, mburret se unë nuk kam as gradë as titull.

Duke treguar me këtë se cili është koncepti i tij për djersën e derdhur, lartësimin, djersën e derdhur në kërkimin shkencor, në hulumtime, publikime, sepse gradat dhe titujt janë një përpjekje shtesë e secilit profesionist për të kapur nivele të tjera, kurse ky e thotë me mburrje. Kriteri i tij është të përzgjedhë njerëz pa kurrëfarë merite, por veç kleptokratë që vjedhin nga mëngjesi deri në darkë”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?