Kur përdoret maska për koronavirusin? Flet specialistja e ISHP

Përfaqësuesja e Institutit të Shëndetit Publik, Eugena Tomini, gjatë një konferencë për mediat, ku foli për koronavirusin, tregoi edhe kur duhet dhe kur nuk duhet të përdoren maskat. Duke u nisur nga fakti se ditët e fundit ka pasur shumë spekulime me shitjen e maskave, Tomini sqaroi se nuk këshillohet përdorimi i tyre në rast se nuk jeni të infektuar me virusin.

”Theksojmë me shumë rëndësi vetëm në ato raste kur dyshohet se jeni të sëmur, jeni të vetëkarantinuar apo keni kontakte me persona të sëmur. Nuk rekomandohet përdorimi i maskës në ato raste kur nuk jeni të sëmur apo nuk keni paraprakisht rekomandimin mjekësor”.

Më tej, ajo sqaroi se duke qenë se virusi lindi dhe u përhap në sezoni e dimrit, si gjithë virozat e tjera gripale, me rritjen e temperaturave pritet të ketë një rënie të veprimit të tij. Ndërkohë, Tomini sqaroi edhe kur një pacient duhet të kryejë analizën për të parë nëse është i prekur nga virusi apo jo.

SHKARKO APP