Aksidente ku jeta është një hiç!
Në Shqipëri është tmerr të udhëtosh, pasi mjete me shpejtesi të lartë, me shoferë ose të alkolizuar ose që nuk dijnë ti japin jetës, të marrin jetën.
Janë shumë aksidente që ndodhin në vendin tonë, sikurse rasti i sotëm që iu mori jetën dy turistëve polakë, 42 dhe 45 vjeç.

NJOFTIMI ZYRTAR I POLICISE:
Rreth orës 11:20, në rrugën nacionale Shkodër – Lezhë, në vendin e quajtur “Kryebushat”, një automjet tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin D. Gj., 27 vjeç, është përplasur me një motomjet, në të cilin udhëtonin 2 shtetas të huaj polakë (turistë).
Si pasojë e përplasjes kanë ndërruar jetë drejtuesi i motomjetit, shtetasi W. M., 45 vjeç dhe pasagjerja në motomjet, shtetasja M. M., 42 vjeçe.
Drejtuesi i automjetit, shtetasi D. Gj., është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Shkodër, për veprime të mëtejshme procedurale. Nga kryerja e alkool-testit ndaj drejtuesit të automjetit, shtetasit D. Gj., ka rezultuar se nuk kishte konsumuar alkool.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryhen veprimet për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
KOHA JONË SONDAZH

