“Kur të shkosh në bordellot e Brazilit fol kështu”, Paloka përplaset live me Bushatin
Një incident është shënuar në seancën dëgjimore, ku është thirrur për të dhënë shpjegime për çështjen detare ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati.
Teksa ky i fundit lexonte disa nga pikat e letrës së presidentit Ilir Meta, ku ky i fundit kërkonte më shumë informacione rreth kërkesës për plotfuqishmëri, u kap me deputetët e PD-së. Bushati gjatë kohës që lexonte, evidenonte edhe presjet e vendosura në kërkesën e letrës së presidentit, madje i bënë çudi edhe dy pikëpyetje.
DEBATI
Bushati: Se kuptoj pse duhen këto dy pikëpyetje. Kjo është abc-ja në sistemin arsimor se si të mos prodhojmë letra të tilla.
Paloka: Kur të shkoni në bordellot e Brazilit fol kështu. Legen. Mos na trego në gjuhën shqipe
Bushati: Kërkoj të mbani qëndrim për këta eksponentë. Zërin mos e ngrini, ju kërkoj të mbani qëndrim për epitetet që përdorët. Unë jam i qetë. Tre gjerave nuk kam ça ti bëj; Egos, paranojës dhe Saliut…
KOHA JONË SONDAZH

