Kur vjedh euro të merret edhe goja!

Kryeministri i Islandës, Sigmundur Davíð Gunnlaugsson u pyet për kompaninë offshore të familjes së tij, gjatë një interviste. Reagimi ka qenë fatal për të. Gunnlaugsson e ndërpreu intervistën, u çua në këmbë dhe nisi të belbëzojë duke i kërkuar llogari gazetarit për pyetjet.

“Po më pyesni për gjëra që nuk i di as vetë? Kjo është plotësisht e papërshtatshme. Po bëni të duket e dyshimtë, diçka që nuk është e dyshimtë”, thotë ai, teksa lëviz nëpër dhomë, në mënyrë të pakontrolluar. Intervista u bë pas zbulimit të “Panama Paper”, që deri ato momente nuk ishte publikuar.

Ai u pyet nga televizioni SVT, për kompaninë e quajtur “Ëintris”, për të cilën ai thotë se është e deklaruar plotësisht në autoritetet tatimore të Islandës, transmeton Koha.net.

“Panama Paper” po konsiderohet më i madhi në gazetari dhe ka gjetur 11.5 milionë dokumente, në të cilat përfshihen liderë botëror politikë dhe të jetës publike.Në dosje përfshihen edhe Vladimir Putin me 2 miliardë dollarë, djali i Kofi Ananit, David Cameron me një kompani të babait të tij, ish-presidenti ukrainas Poroshenko e shumë të tjerë.

SHKARKO APP