Kur vjen koha për vota vjen derë më derë, më thotë edhe të jap një kafe” Lagjja e harruar në Elbasan
Rruga në lagjen Haxhias në Elbasan është e copëtuar, me gropa uji dhe baltë, e lënë prej vitesh në harresë pa asnjë investim.
Reshjet e shiut bën që rruga të bëhet pothuajse e pakalueshme për shkak se gropat mbushen me ujë.
Banorët shprehen të shqetësuar për gjendjen e infrastrukturës, ndërsa më të vështirë e kanë fëmijët.
“Bie shumë shi dhe bëhet baltë nuk është investuar asnjëherë”
“Nuk kanë vënë dorë nuk kanë vënë asnjëherë”
“Gjithmonë kështu ka qënë me baltë kalohet me shumë probleme edhe nga fëmijët kështu ka qenë “ thonë banorët
Ata thonë se pushtetarët shkojnë vetëm për vota, por asnjëherë nuk kanë investuar.
“Shteti të verë dorë se kur vjen koha për vota vjen derë më derë derë ai më thote edhe të të jap një kafe mua” thotë një banore
Mbeturinat në të gjithë gjatësinë e rrugës janë një tjetër shqetësim për lagjen Haxhias.
“Nuk ka kosha këtu , ka shumë vitë kështu ka qënë” tha një banore
Qytetarët e Elbasanit dhe zonave periferike herë pas here janë ankuar për mungesën e investimeve në infrastrukturë, nga ana e Bashkisë së Elbasanit e cila drejtohet nga socialisti Gledian Llatja. /Ora News