Kura e Covid-19 vjen nga pandemia e gripit spanjoll

Paralelet midis kësaj pandemie të Covid-19 dhe atyre të mëparshme janë jo fort të çuditshme. Më parë u tha se hidroksiklorinë, një ilaç kundër malarjes mund të trajtojë pacientët me Covid-19. Spitale në botë, Donald Trump, presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro, shprehën entuziazëm, aq sa njerëzit u detyruan të shkelnin rregullat e distancës sociale për ta blerë ilaçin, i cili në disa raste ka shkaktuar edhe helmim.

Vrapimi për të blerë hidroksiklorinën nisi pasi një spital në Marsejë u shpreh se kishte dhënë rezultat. Pavarësisht se rezultatet mund të jenë premtuese, nuk ka asnjë provë të sigurt që ilaçi funksionon dhe nëse po, në cilat raste dhe në ç’sasi.

Në vitin 1918, në mesin e pandemisë më të keqe të gripit në histori, mjekët në të gjithë botën flisnin për kininën, një ilaç kundër malarjes, edhe pse nuk kishte dhënë asnjë provë që luftonte gripin. Gripi spanjoll i vitit 1918 qe një pandemi e jashtëzakonshme vdekjeprurëse, që zgjati nga janari i 1918-s deri në dhjetor të 1920 dhe infektoi 500 milionë njerëz, rreth një e katërta e popullsisë së botës asokohe.

SHKARKO APP