Kurba me Ministrinë e Brendshme, deputetja Açka: Nga kanabisi te gazi lotsjellës

Dorëheqja e Ardi Veliut nga posti i drejtorit të Policisë së Shtetit, është tema kryesore e emisioneve politike këtë mbrëmje. Deputetja e PD-së, shkrimtarja Flutura Açka, thotë se kurba me Ministrinë e Brendshme është e trishtë për Shqipërinë, pasi nis me kanabisin nga Tahiri dhe përfundon te dhuna e gazi lotsjellës nga ish-ministri Sandër Lleshaj.

”Sjellja e ministrisë së Brendshme ka një eskalim në qeverisjen socialiste. Tahiri kanabizoi gjithë Shqipërinë, kalojmë te droga e Xhafës dhe te dhuna e gazi lotsjellës i Lleshajt, që u duket populli dhe opozita si armik.

Kalojmë pastaj te vjedhja dhe deformimi i zgjedhjeve. Nuk besoj se ka një kurbë më të trishtuar për kombin shqiptar me ministrinë e Brendshme.

Gjëja më e rëndë është zvetënimi i figurës së policit. Ai është njeriu i parë me të cilin konfrontohet qytetari, por kjo figurë është denigruar”,-tha në ”Ora News”’.

SHKARKO APP