Kurban nga puna e të atit apo sherret personale?

Detaje të reja kanë dalë nga atentati që i mori jetën 27-vjeçarit Klaudio Prendi. Kamerat janë sekuestruar dhe është parë se autorët kanë qëlluar në drejtim të 27-vjeçarit sapo ai ka dalë nga lokali, pa zbritur nga automjeti i tyre.

Sapo kanë shtënë në drejtim të 27-vjeçarit janë larguar në drejtim të kryqëzimit “Hoxha Tahsim” dhe nëpërmjet rrugicave ata kanë dalë në afërsi të zonës së Brrylit dhe nëpërmjet Unazës së Madhe janë larguar dhe drejtim të zonës së Farkës, aty ku kanë djegur dhe automjetin tip “Audi A4”. Policia në vendin e ngjarjes ku është djegur dhe automjeti nuk ka mundur që të gjejë armën e krimit pra pistoletën e përdorur në këtë ngjarje.

Automjeti është shkrumbuar tërësisht dhe gjatë ditës së sotme është duke u munduar të përftohen të dhëna rreth numrit të shasisë lidhur me pronësinë e automjetit apo nëse është vjedhur gjatë kohëve të fundit. Do të duhet kohë për të siguruar të dhëna të tilla, ndërsa targa që autorët kanë vendosur në automjet kanë qenë targa greke dhe nuk janë targat reale të makinës që u përdor për kryerjen e atentatit.

27-vjeçari është djali i ish-gjyqtarit të Gjykatës së Posaçme, Fran Prendi, por shanset që detyra e të atit të jetë bërë shkak për vrasjen e Klaudio Prendit janë të pakta. Teksa shton se ka pasur konflikte të mëparshme, por jo të përmasave të mëdha që mund të çonin deri në vrasje.

Klaudio Prendi ka qëlluar me armë zjarri në qytetin e Pukës. Për këtë ngjarje i riu ishte shpallur në kërkim, ndërkohë që asokohe raportohet që kishte qëlluar me armë zjarri në ajër nga një makinë e shtrenjtë. Ngjarja asokohe mori nuanca poltike.

Mjeti “G-Class-i Prendit ka mbërritur në ambientet e policisë së Tiranës. Ekspertët kriminalistë janë duke punuar te makina e viktimës Prendi për të bërë të mundur gjetjen e provave për ti çuar drejt identifikimit dhe kapjes së autorëve. Në kohën kur ka qenë gjyqtar Fran Prendi ka dënuar grupin e Emiljano Shullazit.

SHKARKO APP