Kurbin, 40-vjeçari plagoset me armë zjarri në dorë
Kurbin, plagoset në dorë me armë zjarri një 40-vjeçar.
Vasil Rama (Çela) është paraqitur mëngjesin e sotëm në spitalin e Lacit.
Mësohet se Rama ka marrë mjekim në këtë spital dhe më pas ëhstë larguar për në shtëpinë e tij.
“Më datë 13.07.2020, shtetasi V.R., banues në Gjormë, Kurbin është paraqitur në spital Kurbin për mjekim, i cili kishte dëmtuar krahun e djathtë, dyshohet me armë zjarri dhe pas ndihmës mjekësore është larguar për në banesë.” – njofton policia.
Shërbimet e Policisë Kurbin po punojnë për sqarimin e plotë të kësaj ngjarje.