Kurbini si ‘gërmadhë’, prishen pallatet e dëmtuara nga tërmeti por nuk hiqen inertet
Në Bashkinë e Kurbinit vijon puna për shembjen e objekteve të dëmtuara nga tërmeti i 26-nëntorit të vitit 2019. Gjatë kësaj jave fadromat e Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit e kanë përqëndruar punen në lagjen nr.4, duke rrafshuar pallatet e shpallura të pabanueshëm.
Por aksioni për prishjen e objekteve nuk është shoqëruar me largimin e inerteve. Pirgje të mëdha mbetjesh kanë mbuluar qytetin e Laçit, duke sjell një pamje aspak normale.
Ende nuk dihet kur do të nisë puna për largimin e inerteve, ndërsa që aksioni i prishjeve do të vijojë edhe për disa ditë. Bashkia e Kurbinit është një ndër zonat më të prekura nga tërmeti i nëntorit të vitit 2019-të, duke lënë të pastrehë qindra familje.
Ndërkohë puna për rindërtimin ende nuk ka nisur, pavarësisht premtimeve të qeverisë së lagjia e re në Laç do të jetë gati brenda një kohe të shpejtë.