Kurimi ndaj Covid-19/Rakacolli: Kemi ilaçin kundër malarias. Respiratorë janë…
Virusi vdekjeprurës ka vënë në lëvizje të gjithë mjekët dhe ekspertët e fushës për të gjetur kurat efektive, edhe pse ilaçet jo specifike po përdoren për të luftuar koronavirusin. Po në Shqipëri, çfarë përdor mjekësia për të infektuar me Covid-19?
Ilaçet që janë përdorur si kurë për të trajtuar malarian, janë efektive edhe për trajtimin e koronavirusit dhe Shqipëria i disponon në rezervat e saj. Një fakt i tillë është konfirmuar nga zv. ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli. “Infektivi në protokollin që ka bërë e ka të përdorur medikamentin antimalares. Patjetër që stoku i këtij medikamenti është i pranishëm në Shqipëri edhe tani”.
Nga ana tjetër, Rakacolli ka bërë me dije se janë në total 200 respirator dhe pritet të vijë një sasi tjetër nga jashtë. Për më tepër, ajo ka bërë me dije se shteti shqiptarë i ka kërkuar ndihmë për mjekë Kinës, si një vend me eksperiencë që mund të na ndihmojë vendin në këtë periudhë të vështirë. “Ministria e shëndetësisë i ka dërguar një kërkesë zyrtare Kinës nëpërmjet ambasadën në Shqipëri për të sjellë mjekë me eksperiencë”.
Renditja e qyteteve më të prekura me COVID-19 në Shqipëri
Tiranë 83 qytetarë
Fier 14 qytetarë
Korçë 11 qytetarë
Durrës 9 qytetarë
Vlorë 5 qytetarë
Lushnje 4 qytetarë
Kavajë 4 qytetarë
Lezhe 4 qytetarë
Elbasan 3 qytetarë
Shkodër 3 qytetarë
Rrogozhinë 2 qytetarë
Has 2 qytetarë
Berat 1 qytetar
Krujë 1 qytetar