Kurir: Shqiptarët s’e dinë se Elbasani është zemra e Serbisë

 

Gazeta serbe “Kurir” shkruan se “shqiptarët nuk e dinë se Elbasani është zemra e Serbisë”. Sipas “Kurir”, në Manastirin e Elbasanit që prej 1381­shit, ndodhen eshtrat e Shën Gjon Vladimirit, shenjtori i parë serb, festa e të cilit mbledh shumë besimtarë.

Elbasani, sipas Kurir, ka një histori të gjatë të krishtërimit, pasi deri përpara 519 vjetësh Elbasani ishte një qytet garnizon, një qendër e krishterë dhe selia e një peshkopi, si dhe jashtë mureve të qytetit kishte të ndërtuara kisha dhe bazilika.

Shumë më vonë në luginën e Pazhokut, rreth 25 km në jug­perëndim të Elbasanit, sipas Kurir, është zbuluar një nekropol i madh me dëshmi dhe mbetje të periudhës së bronzit dhe periudhës së parë të hekurit.

Kurir shkruan më tej se eshtrat e princit dhe shenjtorit serb ruhen ende në një manastir ortodoks që quhet “Shën Gjoni” në Elbasan.

SHKARKO APP