Kurs trajnimi për 250 neurokirurgë europianë në Shqipëri, Petrela: Me rëndësi për mjekësinë
Për herë të parë, 250 neurokirurgë europianë janë në Shqipëri, për një kurs trajnimi për Neurokirurgjinë Funksionale dhe atë të Traumës. Neurokirurgu Mentor Petrela tregohet entuziast për këtë aktivitet që është lobuar prej vitesh të mbahej në vendin tonë.
“Nuk ka ndodhur ndonjëherë në historinë e Shqipërisë që të vijnë 250 mjekë nga të gjitha anët për të zhvilluar një kurs informimi, trajnimi. Ne kemi lobuar prej disa vjetësh dhe ky është evenimenti i parë”.
Pjesë e këtij organizimi në rang ndërkombëtar ishin 5 neurokirurgë shqiptarë. Petrela theksoi se trajnime të tilla i sjellin mjaft benefite Shqipërisë. “Këto evenimente sjellin shumë gjëra. Sjellin informacionin, pavarësisht se janë vetëm 5 shqiptarë në këtë kurs”.
Pjesë e diskutimeve në takimin për Neurokirurgjinë Funksionale dhe të Traumës ishte sfida që po përballet bota me pasojat post-Covid.
KOHA JONË SONDAZH

