Kurseu bukën e burgut për dy vjet por Klement Balilit i kushtoi 15 mijë euro në muaj liria

Ish-kryeministri, Sali Berisha, deklaron se Klement Balili nuk u arrit të arrestohej për dy vite sepse mbrohej me urdhër të shefit të Krimeve të Sarandës, Gentian Selami.

Sipas Berishës, për këtë mbrojtje Balili paguante jo pak por 15 mijë euro në muaj tek Selami, që sipas ish-kryeministrit është mik i ngushtë i drejtorit të policisë së shtetit, Ardi Veliu.

Nuk dihet vërtetësia e këtij denoncimi të Berishës referuar policit dixhital, por vlen të theksojmë se avokati i Klement Balilit tha se klienti i tij u dorëzuar vetëm tani, sepse donte t’i kursejë shtetit bukën e burgut për dy vjet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Reagimi i ish-Kryeministrit Berisha 

Swiss Digital Mobile Reklama

Balili mbrohej me urdher nga lart

Mbrojtja i kushtonte 15 mije euro ne muaj!

Lexoni mesazhin. sb

Prsh DoktorJam oficer policie ne komisariatin e Sarandes.Dua the sqaroj se balili mbrohej me urdher nga lart nga shefi I krimeve te sarandes Gentian Selami I cili eshte mik I ngusht I Ardi Veliut.Tani qe Balili I Redhill on gjerat dhe vendosi vet te dorzohej po gent selami ju lut kelit qe ti bente ndere ardit te famshem te vinte ta merte ai dhe me kete te forconte pozitat.Dua tju beje me dije se mbrojtja kushtonte 15 mij euro ne muaj dhe leket shkonte I merte Genti tek restoranti I kelit me Butrint.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?