Kursi Këmbimit/ Paundi “nuk njeh” rënie – Euro bie përsëri, dollari i qëndrueshëm

Edhe këtë të enjte, Sterlina ka vazhduar trendin rritës dhe është duke iu drejtuar niveleve më të larta të këtyre javëve. Krahasuar me monedhën vendase Paundi britanik fitoi  plot 1 pikë, duke kapur kursin e 142.7 lekëve.

Ndërkohë, Dollari amerikan nuk ka pasur ndryshime ditën e sotme duke vazhduar kështu të qëndroje në kuotën e 109.5 lekëve. Nga ana tjetër ajo që ka pësuar luhatje është monedha e Eurozonës e cila pavarësisht rritjes së ditëve te fundit këtë të enjte ka pësuar sërish rënie duke arritur në kuotën e 124.3 lekëve krahasuar me 124.4 lekë ditën e djeshme. Pra, Euro ka pësuar zhvlerësim ndaj lekut me 0.1 pikë për njësi.

Për sa i takon valutave të tjera, Franga zvicerane ka mbetur në të njëjtën kuotë si ditën e djeshme duke u këmbyer kështu me 109.6 lekë për njësi. Ndërsa zhvlerësim kundrejt monedhës vendase kanë pësuar Dollari kanadez dhe ai australian përkatësisht me 0.3 pikë dhe 0.5 pikë. /scan

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?