Kursi KOMANDO/ Xhaçka: Ajka e FA, qindra orëve stërvitje sfilitëse
Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka prezantuar sot djemtë e Kursit të XV Komando. ”Ajka e FA po i nënshtrohen qindra orëve sfilitëse fizike dhe psikologjike, për të qenë të përgatitur për çdo operacion apo mision”,-thotë ministrja Xhaçka. Në këtë kurs marrin pjesë të gjitha forcat e FA dhe jo vetëm nga ato tokësore, duke rritur cilësinë dhe sfidën për të qenë pjesë e njësisë elitë.
Kapiten Gelsi Skrapalliu, komandant i kursi Komando, thotë se “Misioni i kursit Komando është të transformojë ushtarakët që përzgjidhen të jenë pjesë e kursit komando, nga një ushtarak konvencional në një ushtarak të përgatitur dhe të aftë për të vepruar në çdo situatë, në kushte të vështira moti dhe terreni në interes të misionit të batalionit”.
Kursi Komando nuk është i pari që zhvillohet në vend. Kryekapter Luan Troci, nënoficer në batalionin Komando thotë se ky kurs, “zhvillohet për ruajtjen e operacionalitetit dhe gatishmërisë së batalionit komando si dhe rifreskimin e herëpashershëm të trupave komando. Risi për kursin e XV komando është pjesëmarrja e efektivëve nga repartet e tjera të FA gjë që rrit interesin për tu bërë pjesëtar i këtij batalioni elitë”.
KOHA JONË SONDAZH

