“Kurthet” në autostradë, dhjetëra incidente në ditë (VIDEO)

Autostrada Tiranë-Durrës është kthyer në një “makth” për drejtuesit e mjeteve. Në aksin Vorë-Maminas dhe anasjellas, në mes të rrugës gjenden gropa të thella që janë kthyer në burim aksidentesh.

Fatmir Turkeçi po udhëtonte drejt kryeqytetit dhe shpëtoi për mrekulli pasi goma e mjetit të tij u ça kur hasi në gropë.

”Shpëtuam për fije të perit. Kur mora gomistin dhe i thashë atë që më ndodhi dhe vendin ku isha, më tha që kishte qenë disa herë, pasi e njëjta gjë në atë vend i kishte ndodhur edhe nipit të tij e disa kushërinjve”, tregon Fatmiri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Burime nga Policia Rrugore thonë për Top Channel se për këtë problematikë i janë dërguar disa shkresa Autoritetit Rrugor, por përveç “arnimeve” të disa nga gropave, nuk i është dhënë një zgjidhje përfundimtare.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në këtë aks lëvizin mbi 45 mijë automjete në ditë dhe përditë dhjetra makina dalin nga rruga, madje edhe të tonazhit të rëndë.

“Kurthet” në autostradë  -Top Channel Albania - News - Lajme H

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?