Kurti e thotë troç: Serbët do t’i kemi në Qeveri, por jo Listën Serbe

“Pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare,në Kosovë ka ndodhur një tërmet i madh politik”. Kështu shkruajnë mediat serbe lidhur me zgjedhjet në Kosovë.

Një ditë pas zgjedhjes dhe shpalljes së fitores së Lëvizjes Vetëvendosje, Kurti ka folur për qeverinë e re. Në një prononcim për portalin serb ‘N1’, Kurti deklaroi se ai do të përfshijë në qeveri ato parti politike serbe, që nuk janë pjesë e Listës Serbe.

“Kushtetuta jonë thotë se duhet të ketë të paktën një ministër nga komuniteti serb në qeverinë tonë. Por Kushtetuta nuk thotë se duhet të jetë nga Lista Serbe. Kështu që ne do t’i përqendrojmë prioritetet tona në pakicat si komunitete, jo si parti. Kemi nevojë për një dialog rreth dialogut. Ne duhet ta përgatisim mirë dialogun, sepse nuk mund të dështojmë përsëri, sepse do të kushtojë shumë. Do të shohim edhe ato 33 marrëveshje që kemi pasur nga 2011-2017, çfarë është përmbushur dhe çfarë jo dhe cilat janë ndikimet në jetën e njerëzve në Kosovë dhe një ditë do të fillojmë një dialog me Serbinë, i cili duhet të ketë parime të mira të forta”, -tha Kurti.
Kurti deklaroi se taksa 100 për qind ndaj mallrave serbe nuk ishte politikë e partisë së tij, por se angazhohet për reciprocitet të plotë në të gjitha fushat.

SHKARKO APP