Kurti i tha që draftin ta çojë te Vuçiçi, i përgjigjet Rama: Ata nuk duan që të krijohet Asociacioni

Kryeministri i Kosovës Albin Kurtit sot refuzoi draftin e propozuar nga qeveria shqiptare për Asociacionin në komunat serbe në Kosovë. Kurti i tha Ramës se një draft të tillë ta përgatisë për shqiptarët në Luginën e Preshevës e t’ia çojë Vuçiçit. Në konferencën për shtyp, Rama u shpreh se Kurti ka mendimin e tij dhe këtë se merr në konsideratë. Kreu i qeverisë tha edhe se Vuçiç dhe Kurti janë të interesuar që mos të krijohet Asociacioni në Veriun e Kosovës.

”Përpjekja ime për tu takuar me kryeministrin e Kosovës nuk ka filluar sot por ka disa ditë. Albini mund të thotë atë që mendon. Për mua nuk ka gjëra të panjohura me Albini pasi siç më njeh ai mua e njoh dhe unë atë. Ai është i sinqertë në atë që thotë. 

Ça i duhet Kosovës ky konfrontim me Serbinë. Serbia e ka humbur në 1999 dhe nuk është më kërcënim për Kosovës. S’ka se çfarë i bën fare. Aty është Amerika. Aty është kjo Amerikë e cila sot është në acarimin maksimal në qeverinë e Kosovës, për çfarë duhet kjo histori konfrontimi parmamment, duhet për histori të brendshme. Asociacioni mbyll përfundimisht mundësinë për të vazhduar luftën që këta nuk na lënë të zgjedhim.

Më vjen mirë dhe është pjesë e marrëdhënies së shëndetshme pasi themi atë që mendojmë. Qëllimin e kemi 1, njohja e plotë përfundimtare ndërkombëtare e Kosovës, edhe nga Serbia dhe kërkimi i faljes që Serbia duhet t’i bëjë Kosovës. Unë nuk di ndonjë rast kur dy palë që kanë bërë luftë qoftë dhe agresori me viktimën kur kanë bërë një proces paqja të ketë filluar nga falja dhe poshtërimi”,-tha Rama.

SHKARKO APP