Kurti ndryshon axhendën nga protesta, do të takojë përfaqësuesit e veteranëve

Protesta e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), i ka ndryshuar axhendën kryeministrit Albin Kurti. Kreu i qeverisë së Kosovës ka propozuar të anulojë pjesëmarrjen e tij në Forumin e Prespës për Dialog, që zhvillon punimet në Ohër, pasi do të takohet të premten me përfaqësuesit e veteranëve.

Ai e ka bërë këtë deklaratë në seancën e Kuvendit, teksa jashtë ndërtesës kanë qenë duke protestuar veteranët, si shenjë pakënaqësie ndaj miratimit në parim të Projektligjit për pagën minimale në Kuvend, më 14 qershor.

Projektligji nuk e parasheh lidhjen e pagës minimale me pensionin e veteranëve, siç ka qenë në të kaluarën. Kurti ka thënë se qeveria ndan rreth 120 milionë euro për kategoritë e dala nga lufta, dhe se kjo shifër është më e madhe sesa ajo që ndahet për sigurinë e vendit.

SHKARKO APP