Kurti në selinë blu, Basha e pret me puthje dhe përqafime

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ndodhet në selinë blu, në një takim me kryedemokratin Lulzim Basha. Ky i fundit shoqërohet nga shefi i kabintetit të tij, Dorian Teleti, kryetarja e Forumit të Gruas, Albana Vokshi dhe ish-deputetë të tjerë demokratë. Gjatë takimit të sotëm, pritet që të diskutohet mes marrëdhënieve të dy vendeve. Takimi me kreun e PD-së, vjen pas atij me homologun Edi Rama, kryeparlamentarin Gramoz Ruçi dhe presidentin Ilir Meta. Pas demokratit Basha, kreu i qeverisë së Kosovës do të takohet edhe me kryebashkiakun Erion Veliaj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?