Kurti nga Durrësi: Ndihma është obligim, takim qeverish për gjendjen

Kryeministri i ardhshëm i Kosovës, Albin Kurti ka vizituar sot banorët e prekur nga tërmeti në qytetin e Durrësit.

Pasi mori pjesë në varrimin e dy vëllezërve Abazi në Gjilan, Kurti vizitoi personat e strehuar në stadiumin Niko Dovana të Durrësit.

“Erdhëm që të shohim konkretisht gjendjen. Besoj që në një krizë të tillë, ushtria është edhe mjeti edhe mënyra më e mirë për organizim të duhur. FSK dhe Ushtria e Shqipërisë po bashkëpunojnë në mënyrë të shkëlqyeshme. Me profesionalizmin e tyre, ata po na i ngrohin zemrat se do të dalim nga kjo gjendje e rëndë që na ka goditur. Besoj që dy Qeveritë tona duhet të takohen dhe tema të jetë gjendja pas tërmetit”, u shpreh kreu i Vetëvendosjes.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mes 49 viktimave që shkaktoi tërmeti tragjik i 26 nëntorit ishin edhe dy vëllezërit Abazi nga Kosova.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjatë fjalës së tij Kurti shtoi gjithashtu se “ndihma për njëri tjetrin nuk është dhuratë, por është obligim, por është e rëndësishme  që të jetë sa më e organizuar.”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?