Kurti reagon pas takimit me Vuçiç: Një hap i mirë për normalizimin e marrëdhënieve

Ndryshe nga presidenti serb, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e sheh si hap të mirë për normalizimin e marrëdhënieve, takimin e sotëm në Bruskel.

Kreu i qeverisë përsëriti edhe njëherë se plani franko-gjerman është një bazë solide për të çuar përpara procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve.

“Edhe më herët pata thënë se plani evropian është bazë solide për të ecur përpara. Do të përdoret tash ajo që quhet diplomacia fluturuese Jemi në rrugë të mbarë, dhe njëkahëshe të normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë dhe për fqinjësi të mirë”, deklaroi Kurti.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?