Kurti refuzon ftesën: Nuk ka ”Open Balkan” pa trajtim të barabartë. Serbia të hapet ndaj Kosovës

Nga Ohër ku u mbajt samiti i ”Open Balkan”, ftesat për Kosovën nuk munguan, por kryeministri Albin Kurti refuzon prerë. ”Është Serbia që duhet të hapet ndaj Kosovës”, tha Kurti gjatë një eventi në Prishtinë.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë thënë shumë qartë se pa qenë gjashtë shtetet aty, nuk ka themelim të ashtuquajturit ”Ballkan të Hapur”. Ballkani është i hapur ndaj Bashkimit Europian, duhet të jetë plotësisht i hapur edhe ndaj NATO-s, pasi nuk është i hapur ndaj NATO-s për shkak të qëndrimit të fqinjit tonë verior dhe Republikës serbe në Bosnje, të cilët po e mbështesin Kremlinin në agresionin ushtarak ndaj Ukrainës”.

SHKARKO APP